Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka lënë në fuqi masën “arrest me burg” për gjyqtarin e Fierit, Roland Hysi dhe psikologen Elona Meçani.
Gjyqtari Hysi u denoncua në media për korrupsion dhe favore seksuale.
Në videon e transmetuar nga emisioni investigativ “Stop”, Roland Hysi shihet duke i marrë 500 Euro një gruaje të divorcuar, e cila kërkonte kujdestarinë e vajzës së saj.
Ai i kërkon edhe seks gruas së divorcuar.
Gruaja ishte divorcuar dhe kërkonte kujdestarinë e fëmijës, çështje kjo e cila ishte në dorë të Hysit. Seanca te Apeli i Krimeve të Rënda këtë të premte është zhvilluar me dyer të mbyllura dhe ka zgjatur vetëm pak minuta.
Gjyqtari dhe psikologia akuzohen për “Korrupsion pasiv i gjyqtarëve dhe prokurorëve”, si dhe për “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm të funksionarëve”.
Po ashtu me masën e sigurisë burg do të vijojnë hetimet edhe për psikologen Elona Meçani, e cila mori 500 euro të tjera për një gjyqtar tjetër, duke luajtur keshtu rolin e sekseres
a.cupaj