Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron do të nënshkruajnë një pakt të ri miqësie në qytetin e Aachen, të Gjermanisë Perëndimore, në 56 vjetorin e Traktatit të Elysee që u nënshkrua në Paris.
Traktati i Aachen i angazhon dy fqinjët për të forcuar bashkëpunimin mbi politikat e Bashkimit Europian dhe për të punuar drejt një politike të përbashkët të jashtme dhe të sigurisë.
Në një deklaratë për shtyp para takimit, veterani i Kristian- Demokratëve të Gjermanisë (CDU) Wolfgang Schaeuble, aktualisht kryetar i Bundestagut gjerman, bëri thirrje për më shumë ambicie në politikën e BE.
“Ne ende kemi nevojë për projekte konkrete dhe integruese të integrimit që u bëjnë të qartë njerëzve se Evropa bën gjëra në një dimension dhe cilësi krejtësisht të ndryshme nga çdo vend”, tha Schaeuble.
Në 22 janar 1963, presidenti francez Charles de Gaulle dhe kancelari gjerman Konrad Adenauer nënshkruan marrëveshjen Élysée, e cila përfshinte konsultime të rregullta, midis armiqve të mëparshëm në nivelin më të lartë të qeverisjes.
/a.rada