Kur pritet përgjigja e rezultateve të ADN-së për të vërtetuar nëse Angelina Petro është dhunuar seksualisht nga babai i saj, i cili akuzohet për vrasjen e saj, vjen një deklaratë nga avokati i Aleko Petros.
Avokati grek Vassilis Noulezas deklaroi se nëse rezultatet e analizave mjeko-ligjore vërtetojnë se 29-vjeçarja, e cila u gjet e masakruar dhe varrosur në oborrin e banesës në Korfuz, është përdhunuar nga babai i saj, ai do të hiqte dorë nga çështja.
“Nëse rezultatet e analizave nga mjekët ligjorë vërtetojnë përdhunim apo dhunë seksuale nga i ati, do jap dorëheqjen menjëherë”, mësohet të jetë shprehur avokati në mediat greke. Mes të tjerash mediat greke raportojnë se vrasësi deklaroi se do i përkushtohej Zotit, pasi “i ishin errësuar sytë kur kishte kryer krimin makabër”. Po ashtu ai theksoi se vrasjen e kishte kryer pa paramendim dhe se nuk kërkonte mëshirë.
a.cupaj