Futen në banesë për të grabitur, pronari vret tre persona dhe plagos dy të tjerë.
Ngjarja ka ndodhur në lindje të Houston-it, Teksas rreth orës një të mëngjesit të orës lokale.
“Autori i krimit të pesëfishtë ka mbrojtur veten”, tha për ABC Travis Miller nga Departamenti i policisë në Houston.
20-vjeçari nuk është lënduar. Emrat e grabitësve ende nuk janë identifikuar.
“Dy burra që mbanin maska u futën në banesë për të grabitur. Në atë moment kapa armën e zjarrit dhe fillova të qëlloja”, tha pronari i banesës.
I riu, shpjegoi se përdori një AK-47 për të qëlluar mbi grabitësit.
Një i dyshuar u gjet i vdekur para shtëpisë. Të tjerët u larguan nga skena me një automjet si dhe në këmbë.
Automjeti u përplas dhe një i dyshuar u gjet i vdekur brenda saj. Një i dyshuar i tretë doli prej saj, u përpoq të vraponte, por u rrëzua dhe vdiq më vonë në një spital.
/a.rada