Agron Llakaj është një ndër aktorët e humorit më të dashur për të gjithë. Jemi mësuar që me humorin dhe batutat e tij të qeshim të gjithë. Por ka disa raste, kur edhe ai qan nga emocionet.
I ftuar dje në “Dua të të bëj të lumtur”, Agron Llakaj është emocionuar nga surpriza e mbesës së tij, Adeas. Fillimisht Arbana i ka thënë Agronit se për të ka ardhur një person me të cilin ai ka një konflikt. Me humorin që e karakterizon, ai e ka mohuar se dikush mund të ketë një problem me të. Mirëpo e gjitha kjo ka qenë një shaka nga Arbana pasi surpriza ishte mbesa e tij, Adea.
Para disa muajve Agron Llakaj është bërë sërish gjysh dhe për këtë arsye Adea kishte filluar të bëhej xheloze. Sipas saj gjyshi i kushtonte më shumë vëmendje nipit, Teos dhe se ajo ndihej e mënjanuar. Agroni i emocionuar dhe i përlotur iu drejtua mbesës së tij me këto fjalë prekëse:
“Gjyshi e do shumë Teon, vëllain tënd dhe fëmijët e tjerë që do vijnë pas tij, por ti je motivi i jetës sime. Mëso ta ndash botën me të tjerë sepse kështu do të jetë akoma edhe më e bukur!” Adea u shpreh se idhulli i saj është gjyshi dhe të gjithë duhet dinë se ajo është mbesa e aktorit të madh, Agron Llakaj.
a.cupaj