Një adoleshent shqiptar është dënuar me 4.4 vite paraburgim në Londër, për trafikim droge. Mediat e huaja raportojnë se bëhet fjalë për Endrit Vishaj, 18-vjeç. Ndërlidhësit 18-vjeçar, teksa ishte duke pritur për udhëzime të mëtejshme në një park makinash në Bilston, iu kap dhe sekuestrua në pjesën e pasme të pasagjerit një qese me dy kilogramë kokainë dhe një tjetër me gati 55,500 paund në të.
Vishaj deklaroi në seancën e tij gjyqësore se kur ndodhej në parkun e makinave, e kishte kuptuar se ishte duke u ndjekur nga policia. Ai u hodh nga mjeti tip “BMW” para se të ndalohej dhe tentoi të largohej, por u kap shpejt pas një ndjekjeje të shkurtër. Në rast se kokaina do të ishte arritur të shitej në tregun e zi e ndarë në pjesë, do të sillte një shumë prej 200 mijë paund. 18-vjeçari shqiptar, sipas mediave britanike, ka hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar në moshën 16-vjeçare./a.meta