Aksidenti ndodhi pranë Sandringham, rreth 115 milje në verilindje të Londrës. Duka i Edinburgut nuk është i lënduar. Princi Philip, bashkëshorti i Mbretëreshës Elizabeth, babai dhe gjyshi i dy mbretërve të ardhshëm, ishte përfshirë në një aksident me makinë në Angli, por 97-vjeçari nuk është i lënduar, thanë autoritetet të enjten.
“Duka i Edinburgut ishte përfshirë në një aksident të trafikut rrugor me një automjet tjetër këtë pasdite”, thanë në deklaratë. “Duka nuk është i lënduar, aksidenti ndodhi në afërsi të pronës Sandringham. Policia lokale mori pjesë në skenë”, kanë thënë mes të tjerash. Sipas lajmit të bërë publik nga Buckingham Palace, 97-vjeçari, ishte brenda veturës Range Rover, e cila është përplasur me një tjetër mjet./a.meta