Me vendim të Këshillit të Ministrave Prefekti aktual i Qarkut Elbasan, Maksim Malaj lirohet nga detyra. Zyrtari që e zëvendëson është Gledian Llatja, shef kabineti në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë. Ai është diplomuar Fakultetin Juridik në vitin 2009 dhe më pas në universitetin ‘Aleksandër Xhuvani’, në Elbasan, për Financë.
Ai shihet edhe si një kandidaturë e mundshme e PS-së për t’u kandiduar për zgjedhjet vendore të 30 qershorit, në vendlindje, në vend të Qazim Sejdinit, kryetar bashkie prej 3 mandatesh. Të merkuren ora 09.00 kryetari grupit te PS, Taulant Balla dhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj prezantojnë prefektin e ri të Elbasanit, zotin Gledian Llatja./a.meta