Pavarësisht se situata në akset nacionale është përmirësuar, shumë fshatra mbeten ende të izoluar. Rrugët që banorët duhet të përshkojnë për të marrë ushqim dhe që i lidhin me këto akse janë mbuluar me dhjetëra centimetra dëborë.
Edhe në njësinë administrative Kalis në Kukës, sipas banorëve, situata është e njëjtë në të pesë fshtrata e kësaj njësie. Më në jug, nga rruga Çorovodë-Gjerbës banorët dërgojnë foto dhe thonë se nuk ka kaluar asnjë fadromë. Sipas tyre është sheshuar vetëm nga makinat e larta dhe se nuk mund të kalohet me zinxhirë nga mjetet e vogla.
Këto pamje ndërkohë kanë ardhur nga juglindja nga fshati Popçisht, në Maliq.
Situata mbetet emergjente për këta banorë, edhe pse ka njerëz që punojnë natë e ditë, si punonjësit e fadromave që kanë filmuar video gjatë punës për hapjen e rrugëve të fshatrave të Dibrës ku mbeten ende të bllokuar gati 30% e tyre./tch/a.meta