“Gabova, por vodha sepse me pensionin tim nuk ia dal dot deri në fund të muajit.”
Këto janë fjalët e një 75 vjeçareje nga Padova, Itali, e cila u kap duke marrë vaj dhe djathë pa paguar në një supermarket.
Menaxherët e marketit nuk kanë dëgjuar justifikimet dhe lajmëruan policinë duke e denoncuar të moshuarën për vjedhje.
“Është e vështirë t’ia dalësh me 425 euro në muaj, nuk ia dal dot”, shpjegoi pensionistja.
“Doja të kurseja pak, kisha shpenzuar 32 euro për produkte të tjera dhe shpresova që askush të mos e vinte re. Kur më ndaluan, doja t’i paguaja më pas paratë”, rrëfeu e moshuara.
a.cupaj