Një ngjarje e pazakontë raportohet se ka ndodhur ditën e sotme në Orikum.
Burime për mediat bëjnë të ditur se në bazën e Pashalimanit është grabitur nga persona të paidentifikuar kasaforta e armatimit.
Informacionet e para flasin për vjedhjen e të paktën tre armëve automatike ndërsa në pyetje mbi ngjarjen janë marrë pesë ushtarakë të bazës. Armët në fjalë mësohet se janë të kushtueshme dhe prodhim amerikan.
Ndërkohë raportohet se ushtari që kishte si detyrë ruajtjen e ambientit nuk ka qenë në vendin e rojës.
Policia e Qarkut Vlorë pritet të dalë me një komunikatë zyrtare mbi ngjarjen e paprecedentë.
/a.rada