Këshilli i Emërimeve në Drejtësi do të mblidhet për të parën herë më 15 janar. Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, përmes një njoftimi për mediat.
Në mbledhjen e parë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi do të trajtohet në rend dite konstituimi i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, nisja e procedurave për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese dhe zgjedhja e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.
Krahas këtyre pikave të rëndësishme do të trajtohen edhe cështje të organizimit e administrimit të dokumentacionit dhe të çështjeve mbi nevojat e mbështetjes administrative dhe me personel nga Gjykata e Lartë për mirëfunksionimin dhe efektivitetin e veprimtarisë së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
a.cupaj