Alexandra Bittencour, pas 4 vite martesë me Henry Edward, ka zbuluar se bashkëshorti e tradhtonte. Por, gjëja më e habitshme ishte se burri i saj kishte një marrëdhënie të fshehtë jo me një femër tjetër, por me babain e nuses.
Gruaja angleze një ditë u kthye në shtëpi më herët nga puna dhe gjeti burrin me babain e saj, të shtrirë në shtrat. Pasi i gjuajti me çfarë gjente përpara të dy burrat, ajo hodhi jashtë rrobat e bashkëshortit dhe i denoncoi në polici. Aty, burri i gruas fatkeqe pranoi se me vjehrrin kishte pasur intimitet që përpara se të martohej./a.meta