Ceremonia e Kishës Ortodokse për Ditën e Ujit të Bekuar në Berat është kthyer në një skenë dhune mes të rinjve që ishin hedhur në lumë për të kapur kryqin.
Konflikti midis personave zgjati rreth 10 minuta ku vec grushtave u përdorën edhe mjete të forta si gurët.
Informacionet bëjnë me dije se dhe pse ishte aty policia nuk ka ndërhyrë për zgjidhjen e problemit.
Ndërkohë akoma nuk ka asnjë informacion se si pasojë e këtij konflikti policia ka ndaluar ndonjë nga personat që shkaktuan konfliktin në këtë ditë të rëndësishme për besimtarët Ortodoks.
a.cupaj