Ashpërsohen masat për automjetet, të cilat janë përshtatur nga pronarët e tyre me xhama të errët. Nga data 7 Janar këto automjete nuk do të kenë më mundësi të marrin shërbime. Lajmi bëhet i ditur nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, ndërkohe sot janë zbardhur edhe detaje sesi do të zbatohet vendimi
DPSHTRR njofton se bashkë me goditjen e të ashtuquajtur të fortëve, do të penalizohen edhe pikat e serviseve dhe ata që i rregullojnë dhe i modifikojne këto mjete.
Ndërkohë mësohet se nga ky vendim nuk prek ato mjete të cilat janë prodhuar të tilla nga fabrikat.
Efektivet e qarkullimit rrugor tashme në bashkëpunim edhe e inspektoret e Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor do të organizojnë edhe aksione për evidentimin e rasteve.
Të vetmet mjete të cilat konsiderohen të rregullta nga Drejtoria e Transportit Rrugor janë ata që kanë me prodhim original xhamat e pasëm të pasagjerit dhe të automjetit, por jo ato që i kanë të modifikuar.
Ndëshkimet e atyre që nuk respektojnë këtë rregull do të nisin me mosrinovim dokumentacioni, mos kalim të mjetit në kontroll fizik, kontroll teknik, mos regjistrim të shit-blerjeve si dhe mos targim të mejteve. Gjithashtu, nga e hëna më 7 janar në të gjithë vendin dhe akset rrugore Task Forca e Policisë së Shtetit dhe Drejtorisë së Transportit Rrugor do të jetë në terren dhe çdo mjet që nuk ka certifikatën origjinale të prodhimit me xhama të errët do të penalizohet.
Sipas Kodit Rrugor ndryshimet në konstruktin e mjetit ku përfshin edhe ajo e sistemeve pamore janë objekt i nenit 72 /9 dhe nenit 12 me masë gjobe nga 5 mijë deri në 20 mijë lekë. Një tjetër bazë ligjore në të cilën ndalohen xhamat e zinj është vendimi i qeverisë Berisha në 2005 e cila thotë se “Ndalohet vendosja e perdeve, errësimi i xhamave të autoveturave, si dhe përdorimi i xhamave të errëta, të fabrikuara, të pahomologuara nga prodhuesi”.
Kontrollit do t’i nënshtrohen edhe serviset të cilat ofrojnë shërbimet e modifikimit të xhamave pamorë në mjete duke i transforumaur ato në të errët çka bëjnë të padukshëm përdoruesin. Sipas ReportTv, nga statistikat e policisë së shtetit rezulton se ndër 10 krime, 7 prejt tyre kryhen duke u kamufluar në automjete me xhama të modifikuar, xhama të zinj dhe mjete të paregjistruara.
Një numër i konsiderueshëm i mjeteve me xhama të zinjë apo të modifikuar përdoren dhe nga të konsideruarit të “fortët” apo grupe kriminale cka nga e hëna më 7 Janar sipas vendimit të Task Forcës është e palejuar.
a.cupaj