Taulant Balla, kryetari i grupit parlamentar të PS-së, ka përshëndetur zgjedhjen e Nancy Pelosit si kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA. Në një postim në rrjetet sociale, Balla e quan Pelosin një “mike të madhe të Shqipërisë”.
“Një mike e madhe e Shqipërisë siç është Nancy Pelosi sapo u zgjodh në krye të Kongresit amerikan. CONGRATULATIONS”, shkruan kreu i deputetëve socialistë në një postim në Facebook.
Demokratja Nancy Pelosi e Kalifornisë u votua si kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve, duke u rikthyer në postin që mbajti nga viti 2007 deri në 2011. Ajo është e vetmja grua e zgjedhur si kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve dhe është personi i parë në më shumë se 60 vjet që vjen për herë të dytë në këtë post./a.meta