Të paktën 6 persona kanë vdekur nga përplasja e trenit me Great Belt Bridge në Danimarkë, njofton policia daneze.
Ura lidh ishujt e Zealand dhe Funen dhe pas incidentit, kanë filluar menjëherë evakuimet.
Ende nuk ka një shkak për përplasjen, por raportimet e medias lokale thonë se treni i mallrave doli nga shinat si rezultat i motit, dhe ka goditur trenin e pasagjerëve.
Në këtë urë, kalojnë dhjetëra dhe qindra makina gjatë gjithë ditës. Në këto momente, është ngritur një qendër emergjence dhe u kërkon qytetarëve që të vihen në kontakt me të njohurit e tyre.
a.cupaj