Mbi 16 mijë euro janë mbledhur për familjen e policit të vrarë, Izet Demaj.
Kjo nismë që synon mbledhjen e 20 mijë eurove, ka filluar në rrjetin social “Facebook” me emrin “Fondi per policin e vrare- Heroi me i ri i Kosoves Izet Demaj”.
Deri më tani janë grumbulluar 16 mijë e 613 euro.
Sipas njoftimit, paratë e grumbulluara në fund do t’i dorëzohen familjes së policit që u vra më 27 dhjetor të këtij viti.
Polici 42-vjeçar vdiq pas një shkëmbimi me armë me grabitësin, Kamer Metaj, i cili gjithashtu u vra në vend.
Izet Demaj pas vetës la gruan dhe dy vajza.
/a.rada