Emri i shqiptarit te ekzekutuar mbreme ne atentat ne Elbasan, se bashku me xhaxhane dhe mikun turk, nuk eshte i panjohur per policine.
Ai ka qene pjese e te arrestuarve ne Asti te Italise, ne kuader te operacionit te koduar “COCASH”, me 4 qershor te vitit 2013.
Kohe kur u goditen dy grupe trafikantësh droge, me ne krye shqiptare. Sipas medias italiane ne ate kohe u tha se njeri grup përbëhej nga: Vexhi Shahinaj, Sajmir Guradeci dhe Urim Shahinaj.
Kurse grupi tjeter nga dy vëllezërit shqiptarë Erion e Endrit Alibej nga Elbasani, qe administronin një trafik kokaine ne kete ane te Italise. Ne kohen e arrestimeve policia italiane kishte zbuluar se vellezerit furnizoheshin me droge nga Sajmir Serjani, banues në Torino, i identifikuar të jetë anëtar i një grupi trafikantësh shqiptarë me bazë në Holandë. (Panorama)