Nëse keni planifikuar që gjatë vitit 2019 të shihni disa vende të ndryshme të botës, konsideroni çdo muaj të vitit një mundësi për aventura të reja – por para se të rezervoni udhëtimin tuaj të ardhshëm, mbani në mend se disa destinacione që janë më të mira për portofolin tuaj sesa të tjerët.
Mos u mendoni se ku mund të udhëtoni vitin e ardhshëm. GOBankingRates përcaktoi destinacionin më të mirë – të përballueshëm për çdo muaj. Pra nëse jeni duke kërkuar për një destinacion të veçantë ka vende perfekte për ju për të shkuar në çdo kohë të vitit
Nr. 10- Në listën e 10 vendeve të para për t’u vizituar në 2019 është Belize. Kombi i vogël i Amerikës Qendrore është një nga destinacionet më të bukura në botë.
Nr. 9 São Tomé dhe Príncipe. Xhungla, peizazhet vullkanike të paimagjinueshme janë vetëm disa nga pamjet e mrekullueshme që ofron ky vend.
Nr. 8 Bjellorusia është deklaruar e hapur për biznes – dhe tani është koha për të shkuar.
Nr. 7Indonezia. Në këtë vend mund të kaloni momente të paharrueshme, ishujt e pafund dhe kuzhina tradicionale, janë vetëm disa nga gjërat që mund të shijoni në Indonezi.
Nr. 6 Jordania është vlerësuar si një nga vendet më të mira të botës.
Nr. 5 Kirgizstan. Në kryqëzimin e peizazheve malore mahnitëse, kjo e bën udhëtimin tuaj një aventurë të vërtetë. Ofertat turistike të Kirgistanit po zgjerohen me shpejtësi për të përmbushur kërkesën në rritje.
Nr. 4 Panamaja. Ky vend ka kafshë të egra dhe vende tropikale të jashtëzakonshme, plazhe të pafundme dhe kultura tradicionale.
Nr. 3 Zimbabve. Ky vend është destinacioni më turistik afrikan.
Nr. 2 Gjermania. Atje mund të gjeni gjithçka, nga peizazheve më të bukura të Evropës, kështjellat përrallore, deri tek vendet e rëndësishme historike.
Nr. 1 Sri Lanka. E gjithë magjia e Azisë së Jugut përfshihet në këtë ishull, është një vend miqësor dhe mjaft ekzotik.(Gazeta Si)