Një trup i pajetë është gjetur në fshatin Zogjaj, në Njësinë Administrative të Shupenzës, në Bulqizë.
Kufoma u gjet në një tunel të këtij fshati, ndërsa trupi ishte i dekompozuar dhe i mbuluar me gurë.
Paraprakisht dyshohet se bëhet fjalë për trupin e një personi të zonës, që kishte humbur rreth 5 muaj më parë.
Policia dhe hetuesit ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të mbledhur provat e mundshme.
a.cupaj