Nga Astrit Patozi*
Më pyeti një mik se si më dukeshin ndryshimet e fundit ne qeveri.
– Po çfarë të them unë, iu përgjigja.
Është fakt që për çështjen kombëtare kemi bërë hapa të rëndësishëm përpara.
Falë timonierit, tani nga Kosova është më e lehtë të importosh ministra, se sa të sjellësh në Shqipëri patate (kumpira i thonë në Kukës dhe Prizren).
Sepse për të parët, të paktën nuk na duhet të paguajmë taksa.