Gjermania mbetet pas në aspektin e rrjetit të telefonave celularë. Sipas një studimi të kompanisë konsulente Aachen P3, i realizuar për llogari të grupit parlamentar të ekologjistëve, Gjermania në këtë drejtim vjen edhe pas Shqipërisë.
Rrjeti më i mirë në Gjermani është “larg në krahasim me rrjetin ndërkombëtar”, thuhet në studim. Ndërsa në Holandë, Belgjikë dhe Zvicër, “pothuajse të gjithë operatorët e rrjetit 4G (LTE) mbulojnë më shumë se 90 përqind të territorit”, Telekomi në Gjermani “ka vetëm një mbulesë prej 75 përqind me 4G.
Shifrat janë të bazuara në të dhënat që janë regjistruar automatikisht duke përdorur një aplikacion në smartfonëve Android, nga korriku deri në shtator dhe pastaj përpunohen në mënyrë anonime në nivelin qendror./a.meta