Udhëheqësit kosovarë do ta mbajnë në lojë aspiratën e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, për bashkim me Kosovën, shkruan “Koha Ditore”.
Por në finalen e dialogut me Serbinë, kërkesa e tyre do të shtrohet në tryezën e diskutimit vetëm për arsye taktike, në funksion të ruajtjes së kufijve aktualë të Kosovës.
Nëse Serbia shfaq synimin ta ndajë veriun, atëherë Kosova do ta kërkojë Luginën.Këtë taktikë e ka shpalosur kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, pas takimit me presidentin Thaçi, kryeministrin Haradinaj dhe Ekipin shtetëror për dialog me Serbinë.
Në takim nuk kanë marrë pjesë dy subjektet kryesore opozitare – Lidhja Demokratike dhe Lëvizja Vetëvendosje. (b.an)