Një muaj pasi Rusia sulmoi tre anije të marinës ukrainase në ngushticën Kerch, shefi i marinës së Ukrainës tha se vendi është i përgatitur të mbrojë sovranitetin e tij nga fqinji më i madh dhe të ushtrojë lirinë për të lundruar det.
“Ekziston një luftë e iniciuar nga Rusia dhe kjo luftë po zhvillohet në det, që nga viti 2014. Ne duhet të përmbushim detyrat tona në lidhje me mbrojtjen e interesave sovrane të vendit. Dhe interesat sovrane të Ukrainës do zbatohen edhe në ngushticën Kerch,”– tha Andriy Tarasov, për median ukrainase Kyiv Post. “Nëse do përballemi me agresion, jemi të gatshëm të përdorim rregulla të tjera, veçanërisht në lidhje me përdorimin e armëve, nëse jemi të detyruar ta bëjmë këtë.”
Rusia dhe Ukraina kanë qenë në konflikt qëkur një lëvizje pro-perëndimore rrëzoi ish-presidentin pro-rus, Viktor Janukoviç në vitin 2014. Që nga ajo kohë, Moska ka mbështetur separistët pro-rusë në pjesën e Ukrainës lindore, të njohur si Donbas dhe aneksoi gadishullin e Krimesë, një veprim që nuk është njohur nga pjesa tjetër e bashkësisë ndërkombëtare.
a.cupaj