Ministria e Financave dhe Ekonomisë i është përgjigjur sot akuzave të Partisë Demokratike përmes një konference për shtyp.
Kjo e fundit e akuzoi ministrin Arben Ahmetaj si të përfshirë në atë që PD e quan skandali i projektit rezidencial 60 milionë euro pranë Unazës së Madhe.
Por sipas Ministrisë, faktet dhe dokumentet sqarojnë të vërtetën. Sipas institucionit në fjalë, procesi i pricatizimit nga biznesmeni Edmond Bego ka nisur që në vitin 1995 dhe më pas është zyrtarizuar me firmën e ish-ministrit Genc Ruli në vitin 2007.
“Ky është dokumenti i firmosur nga këshilltari i Këshillit të Ministrave, i cili i ka hapur procedurë legalizimi në vitin 2007. Duam të ndalemi në dy elementë që sqarojnë pozicionin e ministrisë në këtë objekt. Në asnjë rast ne nuk kemi firmosur asnjë dokument me Edmond Begon. Në asnjë rast ministria e Financave nuk ka asnjë dokument që nxjerr fitues këtë person. Ministria ka favorizuar kalimin e serave në pronësi të trashëgimtarëve Hamdi Pinari. Pagesa është kryer nga trashëgimtarët Pinari. Media është e ftuar për më shumë detaje dhe verifikime pranë Ministrisë së Financave për të gjithë objektet” – deklaruan “Financat”.
/a.rada