Policia ka nisur nga zbatimi i një plani masash për të rritur sigurinë në akset nacionale dhe jo vetëm për të garantuar mbarëvajtjen e festave të fundvitit.
Plani i masave përfshin kontrollet në akset kryesore rrugore dhe ato më të frekuentuara nga pushuesit siç janë edhe fshatrat turistikë të zonës së Korçës.
Për këtë qëllim, do funksionojnë dy grupe të task-forcës së policisë të ardhur nga Tirana.
Krahas tyre, për të rritur kontrollin e sigurisë rrugore janë ngritur dhe do të kryejnë shërbime të vazhdueshme 6 patrulla të policisë nga sektori I qarkullimit të komisariatit Korçë.
Ardhja në masë dhe fluksi I emigrantëve nga Greqia për festat e fundvitit, sjell qarkullim të dendur mjetesh në rrugët e rajonit të Korçës.
Ndërkaq, qyteti dhe disa fshatra turistike të tij si Voskopoja, Dardha etj, janë mjaft të frekuentura me pushues në këto ditë festash.
Në këtë situatë policia përgjigjet me masa të përforcuara si për sigurinë e rendit edhe atë rrugore.
/a.rada