Taulant Balla ka reaguar pas akuzave të kryedemokratit Lulzim Basha lidhur me projektin e Unazës së Re.
Kreu i grupit parlamentar të PS, i kujton liderit të opozitës lejen që i ka dhënë vetes për një kat shtesë në pallatin ku jeton.
“Artist!
Që i kishe dhënë leje vetes për triplex,mbi tarracën e zaptuar pronë e përbashkët e të gjithë banorëve të pallatit e dinim.
Tani del s’paske paguar as taksën 170 mijë lekë, por ja paske mbajtur kompanisë nga tepricat e taksës së infrastrukturës.
Me Benzin 53K ishe sot?” – shkruan Balla në Twitter.
Ditën e sotme, kryetari i PD deklaroi se plani urbanistik i Tiranës është gjëja më absurde që nga koha e Romës së Lashtë.
Sipas Lulzim Bashës, tek Unaza e Re ndërton ortaku i Taulant Ballës (Edmond Bego), me firmën e Ahmetajt, Ramës e Veliajt.
/javanews/a.rada