Pas inspektimeve tek godinat e fakultetit të Inxhinierisë, shefi i qeverisë zhvilloi sot pasdite një inspektim edhe në godinat e Qytet Studentit. Ai u shpreh se aktualisht ka filluar puna në 9 konvikte në Qytetin Studenti, ndërsa tha se ambicia e qeverisë është që të gjithë konviktet e Shqipërisë të kalojnë në një stad tjetër.
“Këtu kemi 9 godina që po bëhen me KFW gjermane. Do të bëjmë edhe të tjera. Me aktin normativ i kemi kaluar bashkisë së Tiranës 3 milionë dollarë. Ambicia është që konviktet e Tiranës dhe Shqipërisë të vijnë në standardet optimale. E rëndësishme është që jemi shumë të qartë se çfarë duhet të bëjmë.
Këtu godinat private të ndërtuara në kampusin e studentëve nuk mund të legalizohen. Patjetër se ku duhet të ishin jemi shumë larg, por në krahasim se me ku u nisëm është shumë mirë. Duhet të ecim paralelisht, por e rëndësishëm që konviktet duhet të jenë në një gjendja tjetër”, tha Rama./a.meta