Thirrjet e përsëritura për kryengritje të armatosur duket se do t’i kushtojnë Sali Berishës.
Grupi parlamentar i Partisë Socialiste do të depozitojë sot në Byronë e Kuvendit kërkesën për përjashtimin e Sali Berishës.
“Ne do të depozitojmë edhe kërkesën për ta thirrur Berishën që të japë shpjegime. Për thirrjet antikushtetuese rrezikon gjobë deri në tre vite burg. Dje kryetari i PD u kthye ne transportues vezësh. Sot, ish-kryetari bën thirrje për dhunë. Këto janë të papranueshme” – tha Taulant Balla.
Balla i bëri thirrje Ruçit që të mbledhë Byronë për të shqyrtuar kërkesat ndaj Lulzim Bashës dhe deputetëve të tjerë shkelës.
Ndërkohë, Edmond Spaho dhe Edi Paloka e justifikuan thirrjen e Berishës si recitim të një kënge patriotike që nuk cënon sigurinë.
Edhe në prill të vitit 2016, ish-kryeministri Berisha bëri thirrje që shqiptarët të armatosen.
“Unë kam një kërkesë sot për shqiptarët, u bëj thirrje për sigurinë e tyre të armatosen, të sigurojnë armë për të mbrojtur veten, vatrat, pasuritë e tyre sepse nuk kanë asnjë siguri. Ju bëj thirrje të armatosen” – tha në vitin 2016 nga foltorja e Kuvendit deputeti Sali Berisha.
***
Pas thirrjeve të Berishës për kryengritje të armatosur, kreu i Grupit të PS kërkoi 10 minuta pushim.
Taulant Balla tha se mazhoranca do të mbledhë grupin parlamentar për t’i propozuar byrosë masën ndaj deputetit Berisha për thirrjet antikushtetuese.
“Berisha bëri thirrje antikushtetuese, sipas Kushtetutës këto janë të jashtëligjshme kur bëhen në foltoren e Kuvendit. Në emër të grupit kërkojmë 10 minuta pushim për të diskutuar me grupin nëse do të kërkojmë përjashtimin e Berishës,”-tha Balla.
***
Ish-kryeministri Sali Berisha i është rikthyer thirrjes antikushtetuese për rrëmbimin e armëve.
Berisha e quajti moment kritik ditën e sotme dhe ftoi maxhorancën të votojë draftin për vetingun e politikës, për ndryshe tha ai rrugët e sheshet do të oshtijnë: O djem rrëmbeni armë, ja vdekje ja liri
“Edi Rama e ka nisur karrierën e këtij vendi si asnjë tjetër me një vilë. Sot i ka të ndërtuara në 4 bunkerë. Do gjeni në google gjithçka për sarajet e Surrelit Edi Rama heshti nuk nxorri një fjalë mbi raporton e OSBE-së.
Edi Rama ka shndërruar këtë vend në proktektorat të Krimit. Këtu nuk ka kohë, është koha e krimit. Hajde palo burra.
Pse ju nuk frenoni amendamentin dhe të ulemi me ekspertë dhe të marrim ekspertët më të mirë ndërkombëtarë ta bëjmë model për mbarë rajonin. Asnjëherë
Marrim ekspertët më të mirë dhe ulemi në tavolinë. Fati që ndodhi kjo dëshmon kjo të drejtën e opozitës për të hedhur në koshin e plehrave ligjin. Momenti është kritik, bëtë gabimin më të rëndë që keni bërë ndonjëherë, nëse përdorni kartonat e zeza të nxira të krimit.
Palo burra, palo kriminelë.. pse ju nuk pranoni amendamentin? Pranoni dhe të ulemi mes nesh të marrim dhe ekspertë ndërkombëtarë dhe ta bëjmë model për mbarë rajonin, por ju nuk e donin.
O djem rrëmbeni armët, ja vdekje ja liri” , tha Berisha nga Kuvendi.
a.çupaj