Ish-kryeministri Sali Berisha i pranishëm në Kuvend tha se kjo seancë shënon një ditë historike për opozitën kundër krimit në politikë.
Mes batutash ish-kryeministri, teksa iu drejtua nënkryetares së Kuvendit, Vasilika Hysa tha se përfaqësuesit e krimit janë zhdukur si minjtë dhe se po kërkojnë të mbrohen me thinjat e Majkos.
Berisha kerkoi nderprerjen e seances derisa ministrat te vijne ne salle
“Sot është ditë historike, është amandamend historik i opozitës, kundër krimit në politikë. A nuk ven re ti zonja kryesuese e seancës se përfaqësuesit më të zi të krimit janë zhdukur si minjtë dhe duan të mbrohen me thinjat e Majkos, ku janë ata, pse kanë frikë? Mendojnë se imazhi i Pandeliut do ti lajë fytyrën sot, të vijnë aty se sytë e kombit janë në ato karrige, bajlozë të krimit që po e zhbëjnë vendin, ndërpre seancën, detyroi të vijnë aty të qëndrojnë. Duhet të jesh në lartësinë e detyrës. Ti Pandeli ngjet si fals aty, i keqpërdorur, thirri kolegët të jenë aty, se duan të maskohen me ty. Vër nga një maskë në cdo karrige aty dhe të shohim si duket”, tha Berisha.
a.çupaj