Dy lagje të tjera në kryeqytet kanë marrë zgjidhje për furnizimin me ujë të pijshëm. Bashkia e Tiranës ka përfunduar investimin për ndërtimin e rrjetit të ri të ujësjellësit në rrugën “Petro Nini Luarasi”, pranë “Shkollës së Baletit”. Punimet për këtë zonë u finalizuan me një ritëm të shpejtë për të rritur ndjeshëm kapacitetin e transmetimit dhe cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve.
Paralelisht ekipet e punës riparuan menjëherë defektin në rrjetin e kanalizimeve në rrugën “Bardhok Biba”. Me bashkëpunimin e ngushtë të qytetarëve, Bashkia përfundoi me shpejtësi riparimin e defektit të shfaqur.
Për çdo shqetësim, Bashkia e Tiranës ka vendosur në shërbim të qytetarëve numrin e gjelbër 08004488, i cili qëndron në dispozicion 24 orë në 24.