Nga Brizida Gjikondi/
Ju qeshni për VIP-at, Doktor shkencash… mua më vjen të qaj.
Të qaj pa zë, me një trishtim të thellë dhe me një lodhje të madhe nervore.
A e dini që janë me mijëra Doktor shkencash në Shqipëri.
A ka më tmerr që kemi me mijëra Doktor shkencash, ndërkohë skemi shkencë.
A e dini që gati 95% e tyre e kane bërë që t’ju rritet rroga edhe me 14.000 lek të rinj (ose si i thone ndryshe 140.000 të vjeter) në cdo muaj dhe të garantojnë vendin mediokër të punës.
A e kuptoni cfarë grabitje kriminale është kjo, janë edhe falsifikatorë, edhe hajdutë, gjoja dhe intelektualë!!!
A e kuptoni që në gjithë dynjanë matanë këtij gardhit tonë të cmendur dhe grabitqar bëhen Doktor shkencash vetëm ata që kryejnë, ose do të kryejnë kërkime shkencore.
A e dini që kjo gjë është vepër e rëndë penale por edhe civile, pasi kemi edhe shkeljen e të drejtës së autorit, edhe të drejtën e pronësisë intelektuale, edhe falsifikimin.. ndërkohë që kërkimi shkencor, e drejta e autorit garantohen edhe nga Neni 58 i Kushtetutes. Po si nuk u dhimbset kjo Shqipëri xhanëm.
Po pse titulli të bën intelektual o të mbaruar.
Po pse unë qe se kam dhe as kam dashur kurrë ta marr, jam budallaçkë dhe ju jeni nona..
Po këtu s’ka asnjë fije shtet, se unë minimalisht kisha pezulluar të gjitha rrogat shtesë kriminale që karrin këta mender Doktor shkencash pa shkencë.
Kisha proceduar penalisht jo vetëm këta kodoshë me pushtet e pa pushtet, por edhe udhëheqesit e tyre të Doktoraturave, që paguhen për të kontrolluar dhe verifikuar që ajo vepër dhe kërkim shkencor, është i patjetersuar. A e kuptoni që kjo për të cilën qeshni nëpër rrjete sot, e denon Taulant Ballën me burg deri ne 2 vjet (neni 148 Kodi Penal)
Kjo është e rëndë, hapet moda e pasunarve të rinj shqiptare, që rrisin kalamajte me dado filipineze, pastaj hapet moda e jahteve, pastaj hapet moda e vajtjes në ishujt Mauricius, pastaj hapet moda e cantave, e perlave, e gjelperave dhe botokseve, këpucëve me lëkurë krokodili, dhe pastaj për ta vulosur edhe e Doktoraturave… se domosdo duhet edhe një titull në kornizë.. që të hap vend e “respekt” në këtë flamë kastë pasunarësh që vec intelektualë nuk janë.
Edi Rama, pezullo pagesën nga buxheti i shtetit për këtë maskaradë kombëtare dhe intelektuale, të kthejnë të gjithë lekët të gjithë ata që rezultojnë të kenë kryer këtë vepër penale, për më tepër që kjo vepër ka dënim me gjobë, ose burg, po duke qënë që ti si shtet dhe strukturat e tua parazitare që kanë për detyrë të kontrollojnë nuk kanë funksionuar, minimalisht të detyrojnë doktorët e mender shkencësh të kthejnë të gjitha pagat mujore që kanë marrë me mashtrim.
Kryeminister, bëji shëmbull njerzit e tu te afert qe kane kryer kete veper te rende dhe dënoji në rast se ke vullnet, dhe pse janë bërë pasunarë dhe i ke patur të devotshëm .. për më tepër
Ky lloj nuk të hyn në punë pasi sic thonë dhe andej nga Labëria ime “ta kesh mik të prish punë, ta kesh armik, të ha munë”.
p.s
Kisha vetem nje perceptim.. si shpjegohet që po “demaskohen” me doktoratura të kopjuara vetem krahu i Rames.. tani qe Partia eshte ndare ne dysh…