Një gjyqtar federal shtyu vendimin për ish-këshilltarin e Donald Trump, Michael Flynn, i cili pranoi se kishte gënjyer FBI-në në lidhje me kontaktet e tij me rusët pas fitores në zgjedhjet presidenciale të miliarderit republikan.
Gjyqtari Emmet Sullivan, i cili i krahasoi veprimet e të akuzuarit me aktin e tradhëtisë, i dha atij mundësinë që të zgjidhje midis një dënimi potencialisht të rëndë me burg apo të priste përfundimet e hetimit rus, për të parë nëse ka bashkëpunuar vërtetë me hetuesit.
Prokurori special, Robert Mueller, i ngarkuar me çështjen delikate atë të hetimit rus, kishte rekomanduar një dënim pa burg, duke vlerësuar “ndihmën e konsiderueshme” të dhënë nga ish gjenerali në hetime.
/a.rada