Shqipëria me aromën e saj, Hasimi krijon parfumin e parë shqiptar
Ashtu si shumë shqiptarë në botë që jetojnë e punojnë janë dhe krijuesit e parfumit të parë shqiptar “Shqipëria Ime” Jola Hasimi dhe Nertil Boraj. Kanë emigruar nga Vlora në Firenze të Italisë me familjet e tyre dhe kanë bashkuar shpirtrat, tashmë bashkë, burrë e grua.
Në rastin e Jolës dhe Nertilit qëndron drejtë shprehja: “janë bërë mish e thua” jo vetëm në anën sentimenatale por edhe në anën profesionale.
Janë rasti i shqiptarëve të emigruar jashtë trojeve të Shqipërisë që luftojnë për të ngritur emrin e atdheut të tyre.
Janë nacionalist??? Këtë e kupton që në fillim të bisedës me të dy, por jo vetëm. Të krijosh aromën e parë shqiptare për ta përhapur në gjithë botën mendoj se nacionalizmi është pak për të dy, të ushqyer nga zakonet, traditat dhe gjuha shqipe.
“Shqipëria Ime” quhet parfumi kuq e zi i cili sipas Jola Hasimit krijueses së parfumit është fillimi i risive që do të bëjnë për vendin e tyre.
Në një intervistë ekskluzive për shqiptarja.com, Jola Hasimi dhe Nertil Boraj themeluesit e shtëpisë së modës “JH, Jola Hasimi”, thanë se tashmë aroma shqiptare “Shqipëria Ime” Made in Italy po përhapet në të gjithë botën ku shitjet më të mëdha janë në Amerikë, Kanada dhe Kosovë.
Parfumi me nota atdhetare sipas 23 vjeçares, Jola Hasimi, nuk është krijuar vetëm për të prekur zemrat atdhetare të shqiptarëve që kanë emigruar por edhe për të huajt të cilët kanë shprehur një interes edhe më të madh.