Shumë shpesh përdoreshin fjalë mburrjeje për eficencën e ushtarëve nazistë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Dhe në fakt ushtarët e Rajhut kishin një stërvitje të shkëlqyer megjithëse kishin edhe probleme që ndonjëherë duken shumë banale.
Siç saporton “Motherboard”, mbytja e nëndetëses së supersofistikuar U1206 u mbyt për shkak të një valvule të shkarkimit të ujërave të zeza e cila ishte vendosur keq nga një ushtar nazist. Nëndetëset gjermane ishin më të mirat e asaj kohe, por kishin një problem të vogël. “Për shumë vite inxhinierët gjermanë kishin kërkuar të zhvillonin tualete të përshtatshme për thellësitë e detit. Ndërkohë që nëndetëset e aleatëve jashtëqitjet mblidheshin në bord, jashtëqitjet e gjermanëve derdheshin direkt në det. Kështu ishte menduar të kursehehj hapësirë për gjëra më të nevojshme dhe të reduktohej pesha, faktorë që mund të rezultonin përcaktues në betejat nënujore”, shkruan Motherboard.
Kështu, sa herë që nëndetësja ishte në sipërfaqe ishte e lehtë të shkarkoheshin ngarkesat, por kur zhyteshin shkarkimi i tyre ishte i vështirë për shkak të presionit. Por në 1945 tualetet gjermane ishin në avangardë. Mendjet më të zgjuara gjermane prodhuan një tualet me presion që lejonte shkarkimin në çdo thellësi. Ky tualet bazohej në një mekanizëm shumë kompleks, ku një rrymë ajri e kompresuar shkarkonte jashtë gjithë ngarkesën që ishte brenda. Një teknik i specializuar merrej me mirëmbajtjen e këtyre tualeteve.
Por në rastin e nëndetëses U1206, personi që duhet të mirëmbante tualetet ishte Kapiteni KarlAdolf Schlitt. Në 14 prill 1945, gjatë ditës së tetë të udhëtimit kur nëndetësja gjendej 61 metra nën ujërat e Detit të Veriut, Schlitt vendosi të zbulonte se si funksiononte ky tualet, i nisur nga kurioziteti. Por kapiteni nuk ishte i përgatitur dhe pasi thirri në ndihmë teknikun, aktivizoi një valvulë të gabuar duke shkarkuar në nëndetëse në sasi të madhe jashtëqitjesh dhe ujë deti. Presioni i ujt të detit shkatërroi valvulat dhe kështu anija mori aq shumë ujë sa u fundos me gjithë ekuipazhin.