Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se themelimi i ushtrisë së Kosovës, pavarësisht diskutimeve që pritet të ndodhin në Këshillin e Sigurimit, është një proces i pakthyeshëm dhe vetëm do të fuqizohet. Sipas tij, nëse Serbia është shqetësuar për themelin e ushtrisë tonë, serbët e Kosovës ndihen të sigurt.
Ai foli edhe për rezolutën për dialogun me Serbinë e cila është votuar dje në Kuvend, duke thënë se ishte një lajm i përgjegjësisë kombëtare dhe kushtetuese.
“Kosova ka bërë një sukses të jashtëzakonshëm në dy ditët e fundit, duke themeluar ushtrinë dhe duke ndërtuar konsensusin e gjerë politik dhe civil për dialog Kosovë-Serbi”, tha ai. (Koha)