Një shpërthim me tritol ka ndodhur në një apartament në katin e dytë të një pallati në lagjen “Çole”. Burime për Report Tv bëjnë me dije se apartamenti është në emër të të vesë biznesmenit 53-vjeçar Hyqmet Nexhipi, Teuta Petritit. Bashkeshorti i saj u vra para tre vitesh në rrugën Transballkanike në Vlorë.
NJOFTIMI I POLICISË:
Vlorë
Informacion paraprak
Në lagjen “1 Maji” Vlorë, në sheshpushimin e katit të dytë të një pallati, në afërsi të derës së jashtme të banesës së shtetases T.P, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse.
Si pasojë e shpërthimit janë evidentuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Ngjarja e 23 janarit
Hyqmet Nexhipi u gjend i vrarë në makinën e tij Honda në rrugën “Transballkanike” mëngjesin e datës 23 janar ndërsa në vendngjarje u gjetën dy gëzhoja automatiku. Në lagjen “24 Maji” blutë e qytetit të Vlorës gjetën të djegur një makinë tip Benz e cila dyshohet se është braktisur nga autorët ende të paidentifikuar, të cilët kanë dashur të fshehin çdo gjurmë duke i vënë flakën. /a.meta