Kryeministri Rama i është përgjigjur kthimit për rishqyrtim të buxhetit nga ana e Presidentit.
Sipas Ramës, vendimi i Ilir Metës vjen pikërisht pas kërkesës së LSI në Kuvend.
“Interesant! Presidenti kthen buxhetin e Shqipërisë pas prezantimit të kërkesave të LSI-së.
Asnjë çudi!
Vazhdon papushim e në çdo formë, presioni mbi studentët për të qëndruar në kor kundër Dialogut.
Miq!
Dilni nga kurthi i atij kori dhe bëhuni individë që flasin në emër të vetes” – shkruan shefi i qeverisë.
/a.rada