Shefi francez i diplomacisë, Jean Yves Le Drian përjashtoi sot çdo negocim të ri të marrëveshjes mbi Brexit të arritur me Bashkimit Europian dhe Britanisë së Madhe.
“Nuk do të ketë negocim të ri”, theksoi ai para Asamblesë Kombëtare, ndërkohë që kryeministrja britanike, Theresa May kërcënohet nga një votë mosbesimi nga partia e saj konservatore mbi këtë tekst.
Nga ana tjetër edhe Berlini bashkë me BE-në kanë kundërshtuar kategorikisht mundësinë e çdo lloji negocimi të ri të marrëveshjes mbi Brexit.
/a.r