Rëshqitja e tokës në fshatin Vajkal të Bashkisë së Bulqizës ka bërë që disa shtëpi të plasariten. Këto probleme kanë filluar që prej ndërtimit të “Rrugës së Arbrit”, në segmentin Qafë e Buallit-Vajkal.
Malvina Stafa, e cila jeton me bashkëshortin dhe djalin e saj të vogël, shprehet se shtëpia e saj ka filluar të plasaritet. Që prej ndërtimit të kësaj rruge, ky segment rrugor ka qenë problematik, për shkak të rrëshqitjes së tokës nga burimet e nëndheshme./a.meta