Policia e Shkodrës arrestuar 2 vëllezër të cilët janë kapur me rreth 36 doza marijuanë dhe një armë zjarri tip pistoletë .
Në pranga kanë rënë Gëzim Bajraktari, 53 vjeç, banues në Shkodër dhe Sokol Bajraktari, 24 vjeç, banues po në Shkodër. Sipas policisë arrestimi i tyre u pasi në një ambient në pronësi të tyre, nga kontrolli i ushtruar nga forcat e Policisë të Komisariatit Shkodër, ju gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pistoletë, me mbishkrimin “GAP Kol 8 mm K made in Italy”, 36 qese farmaceutike të mbushura me 49.8 gr. lëndë narkotike e llojit marijuanë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve në bashkëpunim”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.