Një grup entuziastësh rusë të armëve kanë krijuar një video për të dhënë përgjigje nëse xhami anti-plumb 40 cm i trashë do të ishte i mjaftueshëm për të penguar depërtimin e gjuajtjes me bazukë, raporton UPI.
Videoja, e postuar në YouTube nga përdoruesi “Crash Zone”, paraqet disa djem duke vendosur një manekin prapa një shtrese xhami 40 cm të trashë para se të shkrepnin me një bazukë ruse anti-tank RPG-7.
Shpërthimi krijon një vrimë në shtresën e xhamit dhe e gjuan prapa manekinin duke e çmontuar në disa pjesë.