Një 41 vjeçar është ekstradur nga Franca për në Shqipëri, pasi është dënuar me burg për vrasjen e 2 personave. I ekstraduari është Valentin Gjini, lindur në Krujë. Sipas policisë, ekstradimi i tij nga Marseja në Tiranë u krye pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin, me vendimin datë 10.09.2013, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg”, për kryerjen e veprës penale “Vrasje në rrethana cilësuese në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtje pa leje”.
Ngjarja për të cilën bëhet fjalë ka ndodhur më 06.05.2013 rreth orës 20:45. Atë natë shërbimet e Komisariatit të policisë Kurbin janë njoftuar se ne lagjen “Alk” të fshatit FushëKuqe të rrethit Kurbin ishin vrarë me armë zjarri D.Vukaj dhe L.Vukaj (xhaxha e nip).
Gjini së bashku me babain dhe dy vëllezërit e tij kanë qëlluar me armë zjarri automatik për motive të dobëta (probleme me pronësinë) në drejtim të tyre.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Paris, u bë i mundur arrestimi i tij në Itali me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.