Kryeministrja britanike, Theresa May shtyu sot votimin për marrëveshjen me BE për Brexit, që i parapriu një takimi të jashtëzakonshëm me kabinetin e saj.
Gjykata Europiane e Drejtësisë solli një vendim sot, sipas të cilit Britania e Madhe është ”e lirë të anulojë në mënyrë të njëanshme njoftimin mbi synimin për të braktisur BE-në”.
Në vitin 2017, May njoftoi Këshillin Europian mbi synimin e Britanisë së Madhe për të dalë nga blloku 28-anëtarësh, sipas nenit 50 të Traktatit të Bashkimit Europian.
/a.rada