Kamza arriti fitoren e parë pas 3 muajsh në kampionat. Skuadra e Ernest Gjokës mundi me rezultatin 1 – 0 Luftëtarin, duke e bërë më interesante garën për mbijetesë.
Golin e vetëm të takimit e shënoi japonezi Fukui.
Po sot në orën 17:00 Flamurtari do të presë Laçin për t’i dhënë fund javës së 16.
Renditja kryesohet nga Partizani, 5 pikë i shkëputur nga Skënderbeu i vendit të dytë.
/a.r