Edmond Tupja deklaroi në emisionin Open në Top Channel ku e ftuar është edhe ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, se ajo duhet të jepte dorëheqjen dhe t’i bashkohej protestës së studentëve sot.
“Unë jam për arsimin falas, le t’i gjejë ku të dojë shteti paratë. Me studentët nuk duhet të tallesh. Del VKM-ja, pastaj zbutet, tani thonë që iku VKM-ja… Studentët lodhen në punë, fitojnë pak dhe vijnë pastaj për master në darkë. Unë i them zonjës Nikolla se humbi një rast për të hyrë në histori. Unë në vend të saj do të kisha marrë guximin dhe do të kisha dhënë dorëheqjen për t’u bashkuar me protestuesit”, deklaroi Tupja.
Në reagimine saj, Nikolla u shpreh: “Profesor e shoh që paska ende paqartësi për këtë që ka ndodhur. VKM-ja është kthyer që në momentin që ka ardhur shkresa nga studentët. E kam thënë këtë menjëherë dhe nuk ka shanse që të vijë pas një viti. Pse nuk ika? Kam ende shumë për të bërë dhe nuk ka bërë asnjë gabim. E shoh çdo student në sy dhe nuk kam bërë asnjë gabim. Jam futur në një proces reforme të cilës kam vendosur ti shkoj deri në fund. Nuk kam bërë asnjë gabim në detyrë. Të flasësh shpejt (i drejtohet Grida Dumës) dhe të thuash të pavërteta dhe është e pahijshme…”, tha Nikolla./a.meta