Pas studentëve të Universitetit të Durrësit dhe atyre të Shkodrës, edhe studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës deklarojnë përfundimin e protestave dhe rikthimin në auditore. Përmes një postimi në faqen e tyre, studentët e Universitetit Bujqësor theksojnë se protesta ia arriti qëllimit.
Sot Ministrja e Arsimit njoftoi dy vendime te rendesishme. E para, anullimin e vendimit te Keshillit te Ministrave per tarifen shtese per provimet e mbarura. E dyta, ngritjen e grupit te punes me perfaqesues te keshillave studentore dhe universiteteve per te diskutuar te gjitha kerkesat e paraqitura nga studentet./lexo.al/a.meta