“Kastrati Group” ka sjellë në Tiranë të gjithë eksperiencën dhe menaxhimin në fushën e hotelerisë, të kompanisë gjigante amerikane “Hyatt Hotels Corporation”, me seli në Chicago. Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama.
Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes u bë e ditur se standardet më të larta të hotelerisë vijnë në Shqipëri falë bashkëpunimit të këtij “brand”-i të famshëm amerikan me “Kastrati Group”, për të menaxhuar pikërisht ambientet e ish-Hotel Sheratonit, pasi bleu “Mak Albania”-n.
Hoteli “Hyatt Regency and Residences Tirana” do t’i japë kryeqytetit shqiptar një tjetër pol atraksioni, kombinuar me stadiumin e ri dhe gjithë zonën rreth e rrotull tha kryeministri Edi Rama.
/a.r