Pas prezantimit të filmit dokumentar “Lorik”, kushtuar legjendës kuqezi të futbollit shqiptar, Presidenti Ilir Meta përmes një statusi në Facebook shkruan se ish-kapiteni Lorik Cana është ambasador i shkëlqyer i vlerave më të mira njerëzore e sportive të shqiptarëve.
“Kapiteni legjendar i Kombëtares kuqezi, Lorik Cana, është padyshim një nga personalitetet e spikatura të futbollit tonë dhe një ambasador i shkëlqyer i vlerave më të mira njerëzore e sportive të shqiptarëve në botë.
Jeta dhe karriera e tij, e përmbledhur mjeshtërisht në filmin dokumentar “Loriku” është jashtëzakonisht frymëzuese për rininë e fëmijët shqiptarë. I uroj suksese në angazhimin e ri me Fondacionin e tij në shërbim të fëmijëve e sportit.
Falëminderit Kapiten për emocionet që na ke dhuruar me talentin tënd dhe për promovimin e Shqipërisë” thotë kreu i shtetit. Filmi dokumentar është i ndërtuar në një rend kronologjik dhe përshkon të gjithë etapat e rëndësishme në jetën dhe karrierën e Lorikut
a.çupaj